Lajme
Pronari kinez i një restoranti së bashku me gruan e tij e sulmojnë me thikë shkupjanin që refuzoi ta paguaj faturën

Dy shtetas kinez që mendohet se menaxhojnë një restorant në Shkup, kanë ndjekur me thika të kuzhinës një shtetas të Maqedonisë pasi i njëjti kishte refuzuar për të paguar faturën, sepse kishte thënë që ishte tepër e shtrenjtë.

Ministria e Punëve të brendshme po punon në zbardhjen e plotë të rastit, që ka ndodhur sot në Qendrën Tregtare “Leptokarija” ku një burrë dhe një grua kineze po e ndjekin me thikë një mysafir nga restoranti i tyre pasi ai kishte refuzuar që të paguajë faturën me pretendimin se ishte çmimi i lartë dhe i pa arsyeshëm.
Sot para dite në rrjetin sociale fejsbuk u publikua një video ku shihen se si një burrë dhe një grua ndjekin një burrë tjetër.
Tani për tani nuk ka informacione zyrtare për epilogun e ngjarjes./KlinaPress/