Connect with us

Lajme

Protestë e rrahje në karantinën në Qendrën e Studentëve, kjo është arsyeja

Published

on

Schengen Visa

Protestë e rrahje në karantinën në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Të karantinuar në Qendrën e Studentëve janë revoltuar si shkak i neglizhencës nga institucionet e Kosovës dhe sonte kanë organizuar protestë ku ka ndodhur edhe një rrahje.

Burime të lajmit bëjnë të ditur se deri tek protesta ka ardhur për shkak se të karantinuarit kanë mbushur nga dy javë (14) ditë në karantinë dhe nuk janë testuar.

KESCO

Gjithashtu, protesta ka eskaluar në përleshje verbale e fizike midis të karantinuarve.

Të vendosurit në karantinën në Qendrën e Studentëve që nga dita e parë janë ankuar për mungesë të kushteve elementare.

Gjithashtu, lajmi.net merr vesh se disa personave të karantinuar në Qendrën e Studentve iu është shtyrë karantinimi nga 14 në 16 ditë për shkak se nuk ua kanë njoftë 3 ditët e para të karantinimit.

Kjo, për arsye se Ministria e Shëndetësisë ka bërë gabime në organizimin e karantinës, duke iu dhënë ushqim të gjithëve në një hapësirë për përbashkët gjë e cila është kundër standardeve higjenike.

Lajmi.net është në pritje të përgjigjeve dhe sqarimeve nga Policia e Kosovës./KlinaPress./