Connect with us

Sport

PSG – Dybala, lajm i papritur

Published

on

Schengen Visa

Duket se Dybala do të bëhet pjesë e PSG-së.

Skuadra e Juventus po synon që ta largojë Paulo Dybalan me çdo kusht nga ‘Allianz Stadium’.

Ylli argjentinas kishte mundësinë që të transferohej në Premierligë, por ai bllokoi dy herë transferimin e tij, që mund të ndodhte tek Manchester United, si dhe Tottenham Hotspur.

KESCO

Juventus do të tentojë që ta largojë lojtarin drejt Paris Saint Germain, në mënyrë që të balancojë të hyrat dhe të dalat financiare, sipas ‘Independent’.

Lojtari nuk është i kënaqur me trajtimin që po e gjen tek kampionët e Serie A, dhe një lëvizje drejt Francës mund të ndodh shumë lehtë.

Mbetet të shihet nëse Juve dhe Dybala do të gjejnë zgjidhje për lojtarin argjentinas./KlinaPress/