Connect with us

Sport

PSG-ja i do €222m për Neymarin, s’e pranon ofertën e Barçës që përfshin Dembelen dhe Coutinhon

Published

on

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit

Paris Saint-Germain do t’i kërkojë 222 milionë euro apo edhe më shumë nga Barcelona, për ta lejuar Neymarin të kthehet në Camp Nou.

Gazeta spanjolle AS raportoi të martën në mëngjes se klubi katalonas, i cili është i etur ta kthejë brazilianin në Camp Nou, ka bërë një ofertë në vlerë 40 milionë euro plus Philippe Coutinhon dhe Ousmane Dembelen, transmeton Gazeta Express.

Por, Goal pohon se burimet e saj brenda klubit francez bëjnë të ditur se PSG-ja nuk është e interesuar ta shesë 27-vjeçarin për asnjë çmim nën 222 milionë euro, një shumë të cilën ia pagoi Barçës për ta blerë Neymarin më 2017.

KESCO

Nëse kampioni i La Ligës vazhdon të ofrojë lojtarë si pjesë të një marrëveshjeje të mundshme, atëherë parisienët do të pranonin vetëm mbrojtës, duke qenë se momentalisht kanë mjaftueshëm sulmues, si Kylian Mbappe, Edinson Cavani, Angel di Maria dhe Julian Draxler./KlinaPress./