Connect with us

Sport

PSG me ofertë në drejtim të Juventusit për Emre Can

Published

on

Shell Banners

Emre Can do të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar veror.

Mesfushori gjerman nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Maurizio Sarri që i ka dhënë lejen për tu larguar.

Barcelona dhe Bayern Munich janë dy ekipet që kanë shprehur interesim për transferimin e tij.

KESCO

Por së fundmi garës i është bashkuar edhe kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain.

L’Equipe ka shkruar se PSG ka bërë një ofertë prej 30 milionë eurove në drejtim të Juventusit për Can.

Tani mbetet të shihet nëse Zonja e Vjetër do ta pranoj ofertën e parisienëve apo do të pres një ofertë eventuale më të lartë nga Bayern apo Barcelona.

Kujtojmë që Can iu bashkua Juventusit edicionin e kaluar si futbollist i lirë nga Liverpooli. /KlinaPress/