Connect with us

Sport

PSG rivalizon Barcelonën për Mandzukicin

Published

on

Pex Host Big

Paris Saint-Germain ka hapur bisedimet me Juventusin për një sulm të mundshëm për kroatin Mario Mandzukic.

PSG ka nevojë për përforcime në sulm pas dëmtimeve të Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani, ndërsa Neymar duket se është afër ri-bashkimit me Barcelonën.

Duke pasur parasysh këtë, gazetari i njohur italian Gianluca Di Marzio pretendon se ata i janë afruar Juves me synimin për të nënshkruar me Mandzukic.

KESCO

Sidoqoftë, Di Marzio paralajmëron se ai mund të preferojë të marrë më shumë kohë në zgjedhjen e destinacionit të tij të radhës.

Si pasojë, kroati mund të mbetet te Bianconerët deri në janar dhe më pas të merr një vendim për të ardhmen e tij. /KlinaPress/