Connect with us

Sport

PSG thuhet se kërkon Gareth Balen dhe para nga Reali për Neymarin

Published

on

COVID-19

Neymari është shumë afër që të largohet nga Paris Saint-Germain, pas tollovisë së shkaktuar disa ditë më parë në klub.

Sipas Indepedent, kampioni i Ligue 1 po e kërkon Gareth Balen dhe para nga Real Madridi për ta lënë të lirë brazilianin që të kalojë në Santiago Bernabeu.

Barcelona fillimisht ishte shikuar si favorit për ta rikthyer 27-vjeçarin në Camp Nou, mirëpo transferimi i Antoine Griezmannit te Blaugraniast ka ndryshuar rrjedhën.

KESCO

Gareth Bale (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Skuadra katalonase bëri të ditur se ata e kanë transferuar francezin me një kredi gjashtëmujore prej Atletico Madridit, për t’i shuar zërat për një rikthim në skuadër.

Zinedine Zidane ka bërë të ditur në konferencë për media se ata po tentojnë ta shesin Balen, e që kjo është një shans i mirë që të dyja klubet të arrijnë marrëveshje. /KlinaPress/