Connect with us

ShowBiz

Publikohet biseda e Morena Tarakut me personin që ia dhuroi Bentleyn

Published

on

Korporata Energjetike e Kosovës Banners

Është siguruar biseda e Morena Tarakut me personin që ia dhuroi Bentleyn.

Vetura “Bentley” e paraqitur si e re në Doganat e Kosovës duket t’i ketë sjellë telashe të shumta, modeles pejane, Morena Taraku.

Të paktën kështu konstatojnë audio-incizimet e siguruara ekskluzivisht nga emisioni “Review”, ku dëgjohet biseda e ‘eskaluar’ e modeles me personin që ia kishte dhuruar veturën në vlerë prej 235-mijë eurosh, por që rezultoi e vjedhur.

KESCO

Taraku e cila nuk e ka nxjerrë publikisht as edhe një fjalë të vetme për rastin, bazuar në atë çka dëgjohet në audio-incizime ka shkuar deri në pikën ku ka paralajmëruar edhe tentim-vetëvr’asje duke thënë se do t’i dalë trenit përpara.

Ajo ka shuar edhe më larg, duke i bërë me dije personit në fjalë se do ta lë edhe një letër dhe se i gjithë faji do t’i shkojë atij.

“Jom tu t’u lutë n’krytë e (emër i njohur për redaksinë), çoma se pasha krytë e babait, treni i parë që vjen kom me i dal përpara edhe kom me lon letër te ******* që ti e ke bo.

Unë jom tuj t’lut çoma lokacionin, live. O çoma lokacionin.“ – dëgjohet duke folur me emocione, Morena.

Modelja që nga muaji tetor i vitit që shkoi (2019) ka qenë cak i mediave, qysh kur u zbulua dosja e ngritur ndaj saj, e cila ishte mbyllur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë pa kurrfarë sqarimi.

Në anën tjetër Dogana e Kosovës ka vlerësuar se e njëjta ka tentuar t’i shmanget pagesës së taksës doganore, duke e paraqitur si të re veturën me mbi 2-mijë km të kaluara.

Skandali u bë edhe më i madh, kur u kuptua se vetura jo vetëm se nuk ishte e re, por ishte edhe e vjedhur.

Policia e Kosovës e kishte konfiskuar menjëherë veturën, e cila dy javë më parë iu kthye pronarit në Gjermani.

Më poshtë e gjeni të plotë audio-incizimin e siguruar ekskluzivisht nga emisioni “Review./KlinaPress./