Connect with us

Lajme

Publikohet edhe një tjetër foto e Konjufcës në aktivitetet e PDK-së 19 vite më parë

Published

on

Shell Banners

Është publikuar një tjetër foto e Glauk Konjufcës në aktivitetet e PDK-së në vitin 2001.

Glauk Konjufca, Ministër i Jashtëm në detyrë foli para disa ditëve se është befasuar nga qëndrimi shtetëror i Partisë Demokratike të Kosovës.
Ai tha se u befasua për të mirë nga kjo parti e për të keq nga LDK-ja.

“A e di çka ka qenë për mua në muajin e fundit zhgënjyese, zhgënjyese për mua ka qenë me pa PDK-në më konstruktive se LDK-në, për herë të parë më ka ndodh, a mundesh me e besu. Kqyre muajin e fundit, kqyre PDK-në, lshoja krejt deklaratat e tyne, qysh janë sillë në parlament në kohën e mosbesimit, qysh ka qenë edhe konferenca e zotri Veselit edhe kqyre Agim Veliun, kqyre Skender Hysenin, kqyre Avdulla Hotin, kqyre Isa Mustafëm. LDK-ja është më zhgënjyese sesa PDK-ja”, ka thënë Konjufca.

KESCO

Në fakt Konjufca është akuzuar nga dikur bashkë-partiakët e tij si njëri i PDK-së, shkruan Reporteri. Dardan Molliqaj kishte thënë se Konjufca ka qenë në Shërbimin Informativ të Kosovës, të udhëhequr nga tash kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Konjufca e kishte quajtur shpifje këtë. Sipas Molliqajt pagën Konjufca e kishte pasur 150 marka.

Është publikuar një fotografi të pa publikuar më parë. Në të shihet edhe Glauk Konjufca dhe thuhet se është foto e vitit 2001, në një rinor i PDK-së.

“Nga e djathta: Glauk KONJUFCA, Ylber Sahiti (RDK Gjakovë), Mevludin Krasniqi (kryetar i RDK), Ylber Aliu sekretar i RDK, dhe Ali Ahmeti (RDK Mitrovice)”, ka shkruar ai./KlinaPress./