Connect with us

Lokale

Që nga nesër pritet të ndryshojë ora policore

Published

on

ART MOTION

Bordi Këshilldhënës për menaxhimin e pandemisë COVID-19 nesër pritet t’i rekomandojë Qeverisë së Kosovës masat e reja ndaj koronavirusit.

Një burim brenda këtij bordi i tha Klan Kosovës, se nga data 23 dhjetor deri më datën 3 janar nuk do të ketë renditje të komunave në zona.

Sipas kësaj lëvizja e lirë pritet të zgjatet deri në orën 22:00.

KESCO

Meshat nëpër kisha do të ndalohen për krishtlindje. Po ashtu nuk do të lejohet grumbullimi i më shumë se pesë personave në sheshe.

Nesër ato pritet për t’u vendosur dhe për t’u votuar në Qeverinë e Kosovës. Bordi vlerëson se situata epidemiologjike në Kosovë mbetet më e mirë./KLINAPRESS./