Connect with us

Lajme

Qeveria miraton pakon për mësimin online, ja kush do të jetë përfitues

Published

on

SIGMA Banners

Qeveria në detyrë e Kosovës, ka miratuar pakon mbështetëse për mësimin online, shkruan gazeta inFokus.

Në mbledhjen e rradhës  qeveria e Kosovës ka vendosur të iu sigurojë shtesë në paga atyre të cilëvë janë të përfshirë direkt në procesin e të mësuarit online.

“Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar Vendimin për Pakon Mbështetëse për realizimin e mësimit në distancë. Kjo pako përmban masat në vijim.Mësimdhënësit të cilët do të përfshihen drejtpërdrejt në përgatitjen dhe prodhimin e video-materialeve mësimore për klasat 1-9, të ju sigurohen shtesa mbi pagën”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

KESCO

Ky është njoftimi i plotë:

Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar Vendimin për Pakon Mbështetëse për realizimin e mësimit në distancë. Kjo pako përmban masat në vijim:

– Mësimdhënësit të cilët do të përfshihen drejtpërdrejt në përgatitjen dhe prodhimin e video-materialeve mësimore për klasat 1-9, të ju sigurohen shtesa mbi pagën;

– Personeli i Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Qamil Batalli” në Prishtinë, Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Emin Duraku” në Prizren dhe personeli i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit që është i përfshirë drejtpërdrejt në realizimin e mësimit në distancë, të ju sigurohet shtesë mbi pagë.

–  Shtesë mbi pagë edhe për personelin civil të Drejtorive Komunale të Arsimit në Komunën e Prishtinës dhe në atë të Prizrenit.

– Shuma e shtesës mbi pagë është nga 150 euro deri në 300 euro në muaj, për muajt mars, prill dhe maj 2020 dhe do të realizohet në bazë të kritereve dhe kategorizimit të nivelit të angazhimit që do t’i përcaktojë Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.​/KlinaPress./