Connect with us

Lajme

QKUK së shpejti me Rezonancë të dytë dhe CT të re

Published

on

SIGMA Banners

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar se QKUK  së shpejti do të bëhet me Rezonancë të dytë dhe CT të re.

Pacientët që kanë nevojë për shërbime të Rezonancës Magnetike dhe CT-së, këto shërbime do t’i marrin më lehtë në QKUK.

Në njoftimin e bërë nga SHSKUK thuhet se, pacientët nuk do të kenë nevojë më për pritje, dhe se imazhet e ofruara do të jenë të kualitetit të lartë.

KESCO

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës, pritet që së shpejti të pajiset me Rezonancën e dytë Magnetike dhe me një Tomografi të Kopjuterizuar(CT). Furnizimi me këto aparatura do të ndikojë në ngritjen e cilësisë së shërbimeve dhe do të ulë listën e pritjes për këto shërbime, duke krijuar qasje shumë më të lehtë për pacientët”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së. /KlinaPress/