Connect with us

Lokale

Qytetarët në panike: Barnatoret në Klinë mbesin pa maska, pa doreza, pa dezinfektues

Published

on

ART MOTION

Barnatoret në qytetin e Klinës kanë mbetur pa maska pa doreza dhe dezinfektues me bazë alkooli, shkruan gazeta inFokus.

Një qytetare e kësaj komune ka thënë për gazetën inFokus, se gjatë ditës së sotme për të ka qenë e pamundur të gjente një dezinfektues me bazë alkooli.

“Kam blerë më herët po më nuk kisha, dola sot dhe nuk gjeta në asnjë barnatore ”, ka thënë kjo qytetare për inFokus.

KESCO

Në një fotografi të siguruar nga Gazeta inFokus shihet se edhe barnatoret tashmë kanë filluar të vendosin njoftime në dyert e lokaleve të tyre.

“S’kemi maska, s’kemi doreza, s’kemi dezinfektues”, thuhet në njoftimin e njërës nga barnatoret në qytetin e Klinës.

Klina ishte vendi i parë që u prek nga koronavirusi në Kosovë dhe po sa u konfirmua e infektuara e parë ky qytet u vendos në karantinë me vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 15 raste të infektuar me virusin Covid-19./Gazeta inFokus/