Connect with us

Lajme

Ramiz Lladrovci: Drenasi ka mjaftueshëm miell për qytetarët

Published

on

SIGMA Banners

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka treguar se qyteti i tij, Drenasi, ka sasi të mjaftueshme të miellit.

Andaj, Lladrovci ka bërë thirrje që të mos bëhet panikë, shkruan gazeta inFokus.

Këtë i pari i Drenasit e tha pasi u takua me qytetarë e me pronarët e mullinjve.

KESCO

“Po ashtu, jam takuar me qytetarë të cilët pritnin në radhë për miell dhe kam diskutuar me dy pronarët e mullinjve të cilët kanë kapacitetin e mjaftueshëm për të furnizuar qytetarët me miell.

Mesazhi im për qytetarët e komunës së Drenasit është: Respektoni vendimet e institucioneve qendrore për gjendjen emergjente, ndërsa për çdo dyshim të simptomave të virusit, thirrni në telefonin e Ministrisë së Shëndetësisë: 038-200-80-800”, ka thënë Lladrovci.

Ndërsa, ka treguar se edhe kanë marrë masat e nevojshme për të parandaluar përhapjen e Koronavirusit, ani se deri tash nuk ka ndonjë rast në këtë komunë, shkruan gazeta inFokus.

“Pas ndërmarrjes së të gjitha masave në pajtim me situatën emergjente, me Shtabin e Emergjencës, kemi shtuar masat mbrojtëse edhe pse komuna jonë nuk e ka asnjë rast të dyshimtë me virusin covid-19.

Sot, kemi vendosur tenda para QKMF-së në Drenas dhe para QMF-së në Komoran, ku ofrohen shërbime 24 orë në ditë, për qytetarët me dyshime për simptoma të ngjashme me ato të virusit covid-19, ndërsa shërbimet tjera në këto objekte shëndetësore vazhdojnë sipas planit të punës.

Personeli i Administratës në komunë, punon me 50% të kapacitetit, me masat mbrojtëse.

Po ashtu, bashkë me anëtarë të Shtabit të Emergjencës, Komandanten e stacionit policor, Drejtorin e Shëndetësisë, Drejtorin e Inspektoratit dhe me asambleistin Qendrim Mula, kemi vizituar QKMF-në, QMF-në dhe Mullirin në Komoran”./Gazeta inFokus/