Lajme
Reagon edhe VV-ja për sulmin ndaj Hotit: Tendencë dashakeqe për ti lënë fajin Vetëvendosjes

Arlind Manxhuka, zëdhënësi i VV-së ka reaguar pas sulmit të zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti me vezë, mëngjesin e së shtunës.
Manxhuka ka thënë se dikush po përpiqet të lidhë këtë sulm me VV-në, por sipas tij kjo është vetëm një tendencë dashakeqe që ka për qëllim të dëmtojë koalicionin LDK-VV.
Ai ka thënë se qasjet e Vetëvendosjes karshi taksës tashmë janë të ditura.
“Nderlidhja e VV-se ne sulmin me veze ndaj zv.kryeministrit Hoti eshte tendence dashakeqe qe per qellim ka futjen e pykes per koalicionin e shpreses. Koalicion te cilin qytetaret e vendosen ne zgjedhjet e 6 tetorit. Ne anen tjeter mirefilli dihen qasjet tona karshi takses dhe reciprocitetit dhe nuk ka asgje te paqarte këtu”, shkruan ai./Gazeta inFokus/