Connect with us

Sport

Real Madridi gjeneron fitime rekorde prej 155 milionë eurosh

Published

on

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit

Real Madridi ka regjistruar një fitim rekord prej 155 milionë eurosh, duke e rritur buxhetin e tyre vjetor në 822 milionë euro, raporton gazeta Marca.

Të ardhurat operative të klubit spanjoll për vitin fiskal 2018/19 kanë arritur në 757.3 milionë  euro, ndërsa anëtarët e klubit duhet të aprovojnë llogaritë e tyre në Asamblenë e Përgjithshme më 15 shtator.

Shifrat e klubit janë rritur me 0.8 për qind gjatë vitit, me rritjen e biznesit të klubit që kanë kompensuar humbjet e dështimit në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.

KESCO

Në Asamblenë e Përgjithshme të muajit të ardhshëm, anëtarët e klubit gjithashtu duhet të aprovojnë përvetësimin e CD Tacon, si skuadra e femrave nga korriku i vitit 2020. /KlinaPress/