Connect with us

Sport

Real Madridi ofron Bale dhe 90 milionë euro për Neymarin

Published

on

GorenjeKosova

Real Madridi ka ofruar 90 milionë euro plus shërbimet e yllit Gareth Bale në këmbim të yllit të Paris Saint-Germain, Neymar.

Sulmuesi brazilian ka qenë i lidhur ngushtë me një transferim të verës në Barcelonë dhe e ardhmja e tij në kryeqytetin francez është në shqyrtim.

Një raport në gazetën Marca javën e kaluar pretendoi se gjigantët katalunas ishin të hapur të ofrojnë para dhe dy lojtarë për Neymar, ku në mesin e tyre edhe Ousmane Dembele dhe Philippe Coutinho.

KESCO

Në të vërtetë, Los Blancos janë të prirur të bëjnë një ofertë të kënaqshme për të fituar garën për transferimin e Neymarit.

Mundo Deportivo raporton se Real Madridi ka ofruar tashmë shërbimet e Bale dhe 90 milionë euro për ish-yllin e Santosit. /KlinaPress/