Connect with us

Sport

Real Madridi rikthen interesimin për Zaniolon

Published

on

Schengen Visa

Real Madridi thuhet se ka vendosur të kthehet në garë dhe të konkurrojë me Tottenham Hotspur dhe Juventusin për mesfushorin e Romës, Nicolo Zaniolo.

Sipas mediumit italian Corriere della Sera, Real Madridi ka bërë kërkime të reja për talentin Zaniolo.

20-vjeçari ishte i lidhur tashmë me Los Blancos sezonin e kaluar, por ata tani mund të rrisin interesin e tyre pas publikimit të dëshirës së tyre për të shitur Gareth Bale.

KESCO

Zaniolo ka shkëlqyer te Roma në sezonin e tij të parë (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Tottenham duket të jetë favorit i garës për Zaniolon, me Juventusin që ka zbehur interesimin paksa pasi po mendon për disa shitje pas blerjes së madhe të Matthijs de Ligt.

Megjithatë, një marrëveshje duket se është ngadalësuar pasi Spurs vendosën të përfshijnë Toby Alderweireld në skuadrën e tyre në International Champions Cup. /KlinaPress/