Connect with us

Sport

Reali humb durimin me kërkesat e Napolit për Jamesin

Published

on

PEX HOST 728×90

Real Madridi thuhet se është i mërzitur me  kërkesat e fundit të Aurelio De Laurentiis që madrilenët të bëjnë sakrifica për James Rodriguez.

Napoli ka qenë prej kohësh në gjurmët e kolumbianit, por deri më tani nuk kanë qenë në gjendje të gjejnë një marrëveshje me Los Blancos për strukturën e transferimit të tij.

Pasi Marca pretendoi se Atletico Madridi ishte gati për të rrëmbyer negociatat e napolitanëve për mesfushorin defensiv, AS tani po paralajmëron se italianëve po u mbaron koha për ta mbyllur një marrëveshje.

KESCO

James Rodriguez (Foto: Passos/Getty Images/Guliver)

Kjo është për shkak se skuadra spanjolle është e pakënaqur me pretendimin e De Laurentiis se ata ishin të paarsyeshëm mbi kërkesat për Jamesin.

“Ne të gjithë jemi të përgatitur për të bërë sakrifica për James Rodriguez, por ne i kërkojmë Real Madridit t’i bëjë ato gjithashtu” ka thënë presidenti Napolit për Sky Sport Italia.

“Nuk kemi hequr dorë, por për të thyer akullin, ne kemi nevojë që Madridi të mendojë të largojë një lojtar që është i pakënaqur. Ndoshta si huazim”, ka shtuar më tej De Laurentiis.

Lojtari 28-vjeçar thuhet se është pajtuar me kushtet e ofruara nga skuadra italiane me një pagë prej 6.5 milionë eurosh në sezon. /KlinaPress/