Connect with us

Sport

Reali i gatshëm t’i paguajë Unitedit 167 milionë euro për Pogban

Published

on

Mëso shqip – MDIS

Real Madridi thuhet se është i gatshëm që t’i paguajë 167 milionë euro Manchester Unitedit për Paul Pogban, ndërsa francezi do të përfitonte 667 mijë euro në javë.

Sipas asaj që raporton AS, Gareth Bale do të largohet nga Los Blancos në ditët e ardhshme, e që paga aktuale që fiton në Santiago Benabeu, do të jetë e destinuar për fituesin e Kupës së Botës.

Skuadra spanjolle ka disa muaj që po e kërkon transferimin e mesfushorit 26-vjeçar, mirëpo Djajtë e Kuq po refuzojnë që të heqin dorë nga shërbimet e tij.

KESCO

Pas arritjes së Eden Hazard, Luka Jovic, Eder Militao, Ferland Mendy dhe Rodrygo Goes, madrilenët do të jenë të detyruar që ta shesin uellsianin, në mënyrë që ta transferojnë Pogban.

Uellsiani lidhet me një kalim në Old Trafford, por nuk përjashtohet edhe transferimin në Kinë apo te Interi. /KlinaPress/