Connect with us

ShowBiz

Rezarta Shkurta bën dedikimin prekës për Nexhmije Hoxhën: Pata fatin të njohë një zonjë “Histori”

Published

on

GorenjeKosova

Në moshën 99 vjeçare ka ndërruar jetë Nexhmije Hoxha, shkruan GazetaBlic.

Hoxha ndërroi jetë në banesën e saj në Laprakë.

Këngëtarja Rezarta Shkurta e ka kujtuar atë përmes një video të publikuar, ndërsa ka bërë dhe një shkrim për të me fjalët më të veçanta.

KESCO

Shkrimi i plotë:

“Pata fatin te njohe nje zonje “Histori”
Nje gjyshe e stergjyshe te dashur.

Nje grua shekullore per nga mosha, fuqija dhe dija e saj. Nje grua luftarake deri ne fund!
Kujtimet dhe pershtypjet e para qe kam per Nexhmije Hoxhen ishte perpikmerija.
Oraret e sakta pa levizur sekondi, ne zgjimin , vaktet, takimet apo kur ulej te shkruante kujtimet e saj. Per mua aso kohe por edhe sot ishte dhe eshte e pabesueshme se si nje njeri per aq vite me aq perpikmeri te organizonte jeten e saj.
Me pas pata fatin te isha fotografja personale. Nderkohe qe e fotografoja kete zonje 99 vjeçare, pasi me kish cituar me perpikmeri se si e deshironte foton, apo korigjonte ne menyre te detajuar kendet fotografike, kuptoja se jo rastesisht kjo zonje kish bere Histori.
Nje nga planet e saj, ishte te realizonte librin e saj te fundit “ Perjetime dhe meditime ne jeten time politike” e me pas e qeshur thoshte mund te iki nga kjo bote. Dhe ashtu beri kjo zonje e mahnitshme, e zbatoji planin sic kish bere gjithe jeten e saj.
E forte, e kthjellet me nje memorie te jashtezakonshme, sot nuk u zgjua nga pushimi i pasdites, por la pas dashurine dhe nje trashegimi historike.
Te prehesh ne paqe Nena Mija”, ka shkruar ajo poshtë videos së postuar në Instagram./KlinaPress./