Connect with us

Sport

Rimeçi mes Joshuas dhe Ruizit pas pak muajve në New York ose Cardiff

Published

on

Korporata Energjetike e Kosovës Banners

Rimeçi mes Anthony Joshua dhe Andy Ruiz Jr duket se do të zhvillohet në New York në nëntor apo në Cardiff në dhjetor.

Joshua i humbi titujt e botës IBF, WBA dhe WBO pasi u rrah keq nga Ruizi më 1 qershor në New York dhe tani e ka aktivizuar klauzolën në marrëveshjen me boksierin amerikan me prejardhje meksikane, e cila i jep atij të drejtën për rimeç, transmeton Gazeta Express.

KESCO

Tani, datat e rimeçit janë përcaktuar dhe ai do të ndodhë ose më 29 nëntor në Madison Square Garen në New York ose më 14 dhjetor në Stadiumin e Cardiffit.

Raportohet se edhe dy vende, emrat e të cilave nuk janë bërë të ditur, kanë bërë oferta për të qenë nikoqire të rimeçit. /KlinaPress/