Connect with us

ShowBiz

Rita Ora duket senzacionale në kampanjën e saj të re me një prej brendeve më të njohura gjermane

Published

on

Korporata Energjetike e Kosovës Banners

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, përveç muzikës ka treguar gjithmonë se është shumë e zonja edhe në biznes.

Ajo vazhdimisht nënshkruan marrëveshje me kompani të ndryshme të modës, në këmbim të reklamimit të produkteve që ata ofrojnë.

Një gjë të tillë, Ora e ka bërë së fundmi me brendin e njohur gjerman, “Deichmann”.

KESCO

Rita Ora (Foto: Matt Dunham – WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptaro-britanike është bërë imazh i kësaj kompanie, duke reklamuar koleksionin më të ri të “Deichman”.

Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram një video përmbledhëse nga kampanja e saj më e re, e cila është shoqëruar nga kënga e saj më e fundit “New Look”, e që përshtatet edhe me reklamën, pasi në shqip përkthehet si “Imazh i ri”.

“Jam shumë në dashuri me bashkëpunimin tim të ri me Deichman!!! Faleminderit për të gjithë ekipin që më ndihmuan ta bëj gjithë këtë hedhie së bashku”, ka shkruar Rita Ora në Instagram.

“Deichmann SE” (dikur Heinrich Deichmann-Schuhe GmbH & Co. KG) është një zinxhir i madh gjerman i shitjeve me pakicë i themeluar në Essen, North Rhine-Westphalia, Gjermani. Në vitin 2017, Handelsblatt e quajti atë shitësin më të madh të këpucëve në Evropë.

Faqja zyrtare e “Deichmann” në Instagram ka hedhur disa video nga kampanja me Ritën, në një prej të cilave Rita pyet vazhdimisht se “cila është zgjedhja juaj për të veshur sot?”. /KlinaPress/