ShowBiz
Rita Ora publikon këngën e re “New Look”

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka publikuar projektin e ri muzikor.
“New Look” titullohet kënga e saj e re, të cilën e ka shoqëruar me një videoklip mjaft të veçantë.
Rita edhe këtë herë paraqitet me stile të ndryshme, ndërsa ka rrëmbyer vëmendje me dukjen e saj atraktive.

Rita Ora në klipin e ri (Foto: YouTube)
Ky projekt i pason këngën “Let You Love Me”, që është publikuar në shtator të vitit të kaluar dhe tashmë numëron mbi 350 milionë shikime.