Connect with us

ShowBizzi/Ndërkombëtarë

Rita Ora shfaqet super “hot” me bikini (FOTO)

Published

on

Korporata Energjetike e Kosovës Banners

Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, ka postuar në profilin e saj në “Instagram” një foto të shkrepur disa ditë më parë, kur ishin “ditë të lumtura”.

Fotografia është realizuar më 2 mars, disa ditë para se Covid-19 të përhapej edhe në Britaninë e Madhe. “Këmbët e mia duken të mëdha! Ditë të lumtura!”, shkruan 29-vjeçarja krahas fotos.

Në këtë imazh, këngëtarja e famshme shfaqet seksi me një palë rroba banje brenda në pishinë.

KESCO

Nga ana tjetër, mamaja e saj Vera, ka njftuar se do të kthehet në vijën e parë të NHS mes krizës aktuale shëndetësore.

Profesionistja e kujdesit shëndetësor është një psikiatër dhe ish-mjeke e përgjithshme, u shpreh se do të ndihmojë stafin e A&E, pasi ata luftojnë me fluksin e rasteve të koronavirusit.

Në një postim në “Instagram”, 55-vjeçarja shpjegonte vendimin e saj për t’u rikthyer, teksa u kërkoi ndjekësve të saj të rrinin në shtëpi për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes më të shpejtë të Covid-19./KlinaPress./