Connect with us

Sport

Rivaldo: Neymar e di se bëri gabim kur u largua nga Barcelona, dëshiron të kthehet dhe ta pranojë gabimin

Published

on

PEX HOST 728×90

Legjenda braziliane, Rivaldo dëshiron të shohë Barcelonën teksa e rikthen ish-yllin e tyre, Neymar në Camp Nou.

E ardhmja e sulmuesit brazilian ka qenë më e përfolura nga të gjitha në këtë afat kalimtar të verës.

Barcelona dhe Real Madridi janë dy skuadrat më të lidhura me Neymarin, por Paris Saint-Germain nuk është pajtuar ende me asnjë ofertë.

KESCO

Ish- ylli i Barcelonës dhe Brazilit, Rivaldo beson që bashkatdhetari i tij e di se ai bëri një gabim kur la gjigantët spanjollë dhe mezi pret që të kthehet.

“Të gjithë e dinë se çfarë ndodhi me Neymarin. Largimi i tij nga Barcelona ishte i gabuar; ai kurrë nuk duhej të ishte larguar nga një prej klubeve më të mëdha në botë”.