Connect with us

Sport

Roma afër transferimit të Smalling

Published

on

Pex Host Big

Raportet e mediave në Itali pretendojnë se mbrojtësi i Manchester Unitedit, Chris Smalling, është afër të bëjë një transferim shokues te Roma.

Lajmi u përhap për herë të parë nga gazetari i gazetës Il Tempo, Alessandro Austini, i cili shkroi në Twitter se Smalling ishte ‘Mr X’ që Roma kishte synuar të forconte mbrojtjen e tyre.

Kjo u pasua më pas nga Sky Sport Italia duke pretenduar se Giallorossët kanë rënë dakord për një huazim të thjeshtë prej tre milionësh për anglezin.

KESCO

29-vjeçari u bashkua me Unitedin nga Fulhami në vitin 2010 dhe ka bërë mbi 300 paraqitje për Djajtë e Kuq, duke fituar dy tituj të Ligës Premier, dy Kupa të Anglisë dhe Ligën e Evropës.

Fabrizio Romano

@FabrizioRomano

Chris Smalling to AS Roma from Man United, here we go! Total agreement for a simple loan (€3M to Man Utd) without buy option. The player has accepted. 🔴

Smalling pritet të jetë lider i mbrojtjes së trajnerit të ri, Paulo Fonseca. /KlinaPress/