Connect with us

Sporti/Ndërkombëtarë

ROMA DËSHIRON TË MBAJË ZAPPACOSTAN

Published

on

COVID-19

Roma dëshiron të mbajë më gjatë mbrojtësin anësor italian Davide Zappacosta.

Zappacosta iu bashkua klubit italian në verë në formë huazimi nga Chelsea, por ka pasur probleme të shumta me lëndime. Ai fillimisht mori lëndim muskulor e në tetor këputi ligamentet e gjurit.

Ndonëse luajti vetëm një ndeshje me Romën, mbrojtësi i djathtë dëshiron të qëndrojë në Itali. Po ashtu edhe klubi italian dëshiron të mbajë atë. Krerët e Romës planifikojnë të vazhdojnë marrëveshjen e huazimit.

KESCO

Zappacosta 27-vjeçar i ishte bashkuar Chelseat nga Torino në gusht të vitit 2017. Me klubin italian luajti 52 ndeshje në të gjitha garat./KlinaPress./