Connect with us

Sport

Roma i kthehet objektivit të kamotshëm, Malcom

Published

on

Shell Banners

Roma është duke u lidhur me një transferim befasues për sulmuesin e Barcelonës, Malcom, një vit pasi që ai refuzoi klubin italian.

Malcom ishte i vendosur të transferoj te Roma në verën e kaluar, madje thuhej se ishte duke pritur një fluturim që do ta çonte në kryeqytetin italian.

Megjithatë, Barcelona erdhi me një ofertë të orëve të fundit dhe 22-vjeçari u transferua përfundimisht në Camp Nou.

KESCO

Sipas Corriere dello Sport, pasardhësit Gianluca Petrachi i është dhënë leja për të mbajtur bisedime me agjentin e lojtarit Luis Menezes Garcia mbi një huazim të mundshëm me mundësi blerje.

Marrëveshja gjithashtu do të shohë që katalunasit të kontribuojnë duke ia paguar një pjesë të pagës së tij.

Malcom luftoi për të shpaguar investimin e klubit prej 41 milionë eurosh në sezonin e kaluar, por shënoi vetëm katër gola në 24 paraqitje. /KlinaPress/