Connect with us

Sport

Roma kthen vëmendjen tek Lovren

Published

on

PEX HOST 728×90

Roma thuhet se po përgatitet të transferojë mbrojtësin e Liverpoolit, Dejan Lovren, pasi Toby Alderweireld i Tottenham Hotspur u vlerësua i shtrenjtë.

Alderweireld kishte qenë zgjedhja e parë e Romës për të forcuar mbrojtjen e tyre, por kërkesat e Tottenhamit prej 40 milionë eurosh kanë ndalur marrëveshjen.

Sipas gazetarit Alfredo Pedulla nga Sportitalia, Roma tani po shikojnë Lovrenin, i cili kishte qenë i lidhur me Milanin dhe që vlerësohet 20 milionë euro.

KESCO

Dejan Lovren (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Milani, ndërkohë, që atëherë kanë rënë dakord për një marrëveshje me mbrojtësin e Flamengos, Leo Duarte dhe duket sikur i kanë japë fund përfundimit të ndjekjes së tyre për 31-vjeçarin.

Lovren ka rënë poshtë në renditjen e mbrojtësve të Liverpoolit, të cili kohëve të fundit nënshkruan edhe me qendërmbrojtësin adoleshent, Sepp van den Berg. /KlinaPress/