Connect with us

Sport

Roma shumë afër transferimit të Kalinicit

Published

on

GorenjeKosova

Pasi dështoi në transferimin e Gonazlo Higuainit nga Juventusi dhe Mauro Icardit nga Interi, oma po tenton që ta transferojë një sulmues në këto pak ditë të afatit kalimtar.

Afati i transferimeve në Itali mbyllet më 2 shtator (e hënë), andaj Giallorossët po e kërkojnë një mbështetës për Edin Dzekon.

Corriere dello Sport raporton se sulmuesi i Atletico Madridit, Nikola Kalinic është shumë afër që të transferohet te skuadra italiane.

KESCO

Sulmuesi kroat thuhet se do ta kompletojë kalimin te romakët posa Patrik Schick ta finalizojë marrëveshjen me Rasenball Sport Leipzigun.

Marrëveshja e huazimit për një sezon do ta rikthejë 31-vjeçarin sërish në Itali, pasi në të kaluarën ishte pjesë e Fiorentinës dhe Milanit.

Kalinic te Rossonerët kishte dështuar ta tregonte vetën, më pas për të kaluar te Atletico, por edhe aty nuk tregoi formë të mirë. /KlinaPress/