Sport
Roma siguron shërbimet e mbrojtësit Mancini

Gianluca Mancini përfundimisht do të jetë një futbollist i Romës.
Gianluca di Marzio ka raportuar se Giallorosët kanë arritur marrëveshje për transferimin e lojtarit për 20 milionë euro.
Gjithsesi shuma do të rritet pasi Roma do t’i paguajë edhe katër milionë euro të tjera në formë bonusesh.
Mancini te Roma do të fitojë një pagë vjetore prej 2,5 milionë eurove në stinor.
Reprezentuesi italian pati një vit të shkëlqyeshëm te Atalanta ku në 35 ndeshje me klubin ka shënuar gjashtë gola./KlinaPress/