Connect with us

Lajmet/Botë

Roy Jones paralajmërohet: Mike Tyson është i rrezikshëm

Published

on

roy-jones-paralajmerohet:-mike-tyson-eshte-i-rrezikshem
Korporata Energjetike e Kosovës Banners

Ish-boksieri britanik David Haye e ka paralajmëruar Roy Jonesin se ai duhet të jetë i kujdesshëm në rundet e para të meçit të tij të ardhshëm kundër Mike Tysonit, sepse nëse e lejon veten të goditet nga Tyson, atëherë meçi mund të përfundojë qysh në fillim.

54-vjeçari Mike Tyson do të takohet me legjendën tjetër të boksit, Roy Jones Jr, në një meç ekzibicioni në Los Angeles, më 12 shtator. Që kur e ka bërë të ditur lajmin për kthimin e tij, ai i ka publikuar disa video mbresëlënëse të stërvitjeve të tij për ta treguar formën e mirë, transmeton Front Online.

KESCO

Përderisa disa boksierë aktualë e kanë paralajmëruar Tysonin se ai nuk mund të shtyhet me boksierët e tashëm dhe se është vjetruar, David Haye beson se legjenda e boksit është ende i rrezikshëm.

“Nëse Roy Jones nuk e pëson nga ndonjë bombë e Tysonit në dy rundet e para, mendoj se ai mund t’ia dalë synimit të tij, falë aftësive të tij superiore në aspektin e shpejtësisë dhe agjitilitetit”, ka thënë Haye.

“But nëse do të shohim shumë grushte qysh në fillim dhe Roy Jones kapet nga ndonjëri kombinim i çmendur i Mike Tysonit, siç e kemi parë në të kaluarën, atëherë ndeshja mund të përfundojë qysh në fillim, Ai është shumë i rrezikshëm”.

Tyson, 54-vjeçar, luftoi në ring për herë të fundit në mënyrë profesionale në vitin 2005, kur u mposht nga irlandezi Kevin McBride. Ajo ishte humbja e tij e gjashtë në 58 meçe në karrierë.

Bashkatdhetari i tij amerikan Jones, 51-vjeçar, nuk është futur në ring që prej se e rrahu Scott Sigmonin në shkurt të vitit 2018. /Front Online/

The post Roy Jones paralajmërohet: Mike Tyson është i rrezikshëm appeared first on Front Online.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *