ShowBiz
Rrahje masive në koncertin e Melinda Ademit, rap-artistja nuk arrin as të dalë në skenë

Rap-artistja shumë e pëlqyer e skenës vendore, Melinda Ademi, kishte parashikuar që së fundmi të mbante një koncert në Stubëll të Vitisë.
Mirëpo jo gjithçka ka shkuar sipas planit, pasi e njëjta as nuk ka mundur të dalë në skenë si shkas i një rrahje masive të ndodhur në klbuin e natës, ku ishte pronotuar për të kënduar.
Këtë gjë, ajo e ka bërë të ditur vet përmes një postimi në InstaStory, duke u kërkuar falje fansave të saj për mos paraqitje në skenës.
Sipas rap-artistes, faji i gjithi bie mbi mungesën e sigurimit në klubin e natës në fjalë.

Foto: Melinda Ademi/InstaStory
Përndryshe, ajo është duke pasur një sezon mjaft të suksesshëm veror, duke qenë e angazhuar me koncerte gjithandej vendit.
Projekti i saj i fundit muzikor “Pika pika” është pritur mirë nga fansat, duke marrë shikime të shumta në kanalin YouTube. /KlinaPress/