Lajme
Rrëfehet Albin Kurti, tregon momentin si u njoftua me gruan e tij norvegjeze

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur pa doreza.
Ai ndër të tjerash ka folur për jetën private dhe rolin e të qenit prindër i një vajze dhe bashkëshort i një norvegjezeje.
“Shikoni dallgët e jetës nuk di se ku të sjellin. Unë e njoha atë në Prishtinë. Dashuria nuk njeh kufi. Kur kam thënë jepni përparësi produktet vendore, nuk kam menduar në njerëz”, ka thënë ndër të tjerash ai.
“Vajzës i flas shqip. Por ajo e dinë edhe gjuhën norvegjeze. Në fillim kemi pasur probleme, pasi që me gruan komunikojë në gjuhën angleze dhe kjo ka bërë që hutohet vajza ime. Ajo e di shqip më mirë se sa unë gjuhën norvegjeze”, ka pohuar Albini në një intervistë për emisionin “N’Konak” të RTV Dukagjinit.
Ai ka folur ndër të tjerash ka treguar edhe për fëmijërinë si dhe jetën prapa grilave të burgjeve të Serbisë.
Ndryshe, Kurtin do ta shohim gjatë ditëve në vijim në fushatën elektorale duke marrë parasysh në fund të muajit të ardhshëm ose në tetor, do të kemi zgjedhje parlamentare./KlinaPress