Radja Nainggolan nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri të Interit, Antonio Contes.

Një ndër mesfushorët më të mirë të kampionatit italian me gjasa të mëdha nuk do ta shohim në fanellën zikaltër.

Por këto probleme u bënë gati të parëndësishme për futbollistin pasi që së fundi u bë e ditur se bashkëshortja e lojtarit, Claudia Lai po vuan nga kanceri.

KESCO

“Për një muaj zgjohem duke shpresuar se e gjitha kjo është një makth, por në fakt jetojnë në një makth dhe kjo po më shkatërron. Unë kam shpresuar se kjo ditë do të vijë sa më vonë të jetë e mundur, por kjo nuk po ndodh. Ditët fluturojnë ashtu sikurse lumturia ime. Prej sot fillojnë një kapitull i ri në jetën time dhe kjo është kimioterapia”.

“Çfarë mund të them pos lotëve? Është koha që të luftojë këtë bishë të shëmtuar. E falënderoj me gjithë zemër familjen time dhe miqtë të cilët më kanë ndihmuar për të shijuar muajin e relaksimit në mënyrën më të mirë, duke më dhënë forcën dhe pozitivitetin që më duhet të përballem me të gjithë këtë. Fat të gjithë të gjithë atyre që janë duke përjetuar të njëjtën makth. Kurrë mos e humbni buzëqeshjen tuaj”, ka shkruar ndër të tjerash bukuroshja.

Ndryshe, 31-vjeçari dhe Claudia kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë në vitin 2011 dhe kanë një vajzë të pagëzuar me emrin Aysha. /KLINAPress/