Connect with us

Sport

Rregullat dhe të gjitha që duhet t’i dini për shortin e Ligës së Kampionëve

Published

on

COVID-19

Sot (e enjte), 29 gusht, sytë e tifozëve të futbollit në të gjithë botën do të përqendrohen në Monaco për të mësuar grupet e Ligës së Kampionëve.

Në ora 18:00 është koha për shortin e pritur me padurim për fazën grupore të Ligës së Kampionëve 2018/19, që do të zhvillohet në Monaco.

Ky short do të përcaktojë tetë grupet që përbëhen nga katër skuadra nga të cilat 16 (dy vendet e para të grupit) do të përparojnë në fazën e eliminimit direkt.

KESCO

Gjëja e parë për të sqaruar është se si janë krijuar katër vazo. Vazo e parë përfshinë fituesit e trofeut, si dhe kampionin e Ligës së Evropës.

Aty do të shtohet edhe fituesit e ligave të gjashtë vendeve me pozitën më të mirë në renditjen e UEFA-s, aktualisht Anglia, Spanja, Gjermania, Franca, Italia dhe Rusia.

Pjesa tjetër e vazove janë konfiguruar në bazë të koeficientit të klubeve në listën e UEFA-së pas kualifikimit.

#UCLdraw

@ChampionsLeague

View image on Twitter
Në short do të tregohet kujdes që asnjë klub nga federata e njëjtë të mos tërhiqet në të njëjtin grup. Prandaj, duke marrë shembullin spanjoll, megjithëse Barça është në vazon 1, Real Madridi dhe Atletico Madridi në vazon 2, dhe Valencia në vazon 3, asnjë prej këtyre skuadra nuk do të përballet me njëra-tjetrën në grup.

Po kështu, për shkak të vendimeve të marra nga UEFA, çdo klub nga Rusia dhe Ukraina do të mbahen larg apo në grupe ndryshe për shkak të ndjeshmërisë politike.

Në rastin e Spanjës, do të ketë dy klube që luajnë të martën dhe dy të mërkurën.

Në praktikë kjo do të shihet nëse një klub i çiftuar është shortuar, për shembull, në Grupet A, B, C ose D, atëherë klubi tjetër (pasi të bëhet skica) automatikisht do të shkojë në një prej Grupeve E, F, G ose H. /KlinaPress/