Connect with us

Lajme

Rrethimi i Tretë i Kullës së Jasharëve në Prekaz, më 5, 6 dhe 7 mars 1998 – Epopeja e UÇK-së

Published

on

PEX HOST 728×90

22 vjet më parë rreth e përqark Fabrikës së Municionit në Skënderaj, më 3 dhe 4 mars, të vitit  1998 ishin dislokuar forca të shumta të artilerisë së rëndë. Po ashtu, policia serbe kishte bërë përforcime të shumta nëpër të gjitha postblloqet e saj në Drenicë. Në orën 5.30 minuta të datës 5 mars, artileria serbe, nga Fabrika e Municionit, fillon gjuajtjet në drejtim të Kullës së Shaban Jasharit dhe të të gjithë Jasharëve. Lufta dhe qëndresa titanike e kryetrimave në Prekaz kishte dhënë kushtrimin në të gjitha trojet e Shqipërisë dhe në mërgatë. Anteu i lirisë, Adem Jashari, kishte marrë vendimin historik, vendimin më të vështirë dhe më të dhembshëm që ka marrë ndonjëherë njeriu, gjatë tërë historisë së qytetërimit. Nuk do të dorëzohemi për së gjalli, vrastarët nuk do të kalojnë, veçse mbi trupin tim të vdekur, kishte thënë ai.

Gjatë luftimeve më 5.6 dhe 7 mars kanë rënë dëshmorë 59 pjesëtarë të familjes së ngushtë të Adem Jasharit dhe familjes së gjerë Jashari të Prekazit të Ulët të Drenicës si dhe tre miq e nipa që kishin ndodhur në këtë familje më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998.

Komandanti legjendar i UÇK-së, Adem  Jashari, pastaj: Adile  Jashari, Afete Jashari, Afije  Jashari,  Ajvaz Jashari  Ali  Jashari, Abdullah Jashari, Bahtije  Jashari, Beqir  Jashari, Besim Jashari, Blerim  Jashari, Blerim Z. Jashari, Blerina  Jashari, Bujar Z. Jashari, Elfije S. Jashari, Elheme U. Jashari, Faik T. Jashari, Fatime H. Jashari, Fatime S. Jashari, Fatime Xh. Bazaj Terstenik, Feride R. Jashari, Fitim A. Jashari, Hajrije Z. Jashari, Hajzer Z. Jashari, Halil B. Jashari, Halit I. Jashari, Hamdi S. Jashari, Hamëz Sh. Jashari, Hamide A. Jashari, Hamit H. Jashari, Hanife Z. Jashari, Hidajete R. Jashari, Igball R. Jashari,  Igballe R. Jashari, Isak F. Halili, Duboc, Kajtaz M. Jashari, Kushtrim A. Jashari, Lirie H. Jashari, Mihrije F. Jashari, Murtez Z. Jashari, Nazmi Z. Jashari, Osman Sh. Geci, Llaushë, Qazim O. Jashari, Qerim H. Jashari, Ramiz S. Jashari, Sabrije Z. Jashari, Sadik H. Jashari, Salë Sh. Jashari, Selvete H. Jashari, Shaban M. Jashari, Shahin Q. Jashari,  Sherif B. Jashari, Sinan R. Jashari, Smajl A. Jashari, Smajl Xh. Bazaj,  Tërstenik, Ukshin Q. Jashari, Valdete R. Jashari, Zahide Sh. Jashari dhe Zarife B. Jashari./KlinaPress./

KESCO