Connect with us

Lajme

Rrihet rëndë një person në Prishtinë, vdes në QKUK

Published

on

Pex Host Big

Policia e Kosovës njofton se sot në ora 17:51 ka pranuar një informatë për një rrahje tek nënkalimi i rrugës “Bill Clinton” në Prishtinë, gjegjësisht tek shkallët.

Bëhet e ditur se një person është dërguar në emergjencë, i cili kishte pësuar lëndime të rënda në atë vend që dyshohet të kenë ardhur nga rrahja dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Momentalisht policia po mbledh të dhëna dhe detaje tjera rreth këtij rasti.

KESCO

Telegrafi ka tentuar të flasë me zyrtarët e policisë për të dhënë më shumë detajet lidhur me rastin, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.

Lidhur me rastin, Telegrafi do t’ju mbajë të informuar./KlinaPress/