Connect with us

Lajme

Rritja e sigurisë të operimeve ajrore me dronë diskutohet mes doganës dhe Aviacionit Civil

Published

on

Shell Banners

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil, Eset Berisha me bashkëpunëtorë, ishin sot në vizitë zyrtare në Doganën e Kosovës ku është pritur nga Drejtori i përgjithshëm, Bahri Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij.​

Në këtë takim u diskutua rreth bashkëpunimit të ndërsjellë institucional në fushën e standardeve të sigurisë së aviacionit civil, në veçanti në aktivitetet e AAC-së në funksion të zbatimit të legjislacionit përkatës dhe rritjes së sigurisë së operimeve ajrore me mjete ajrore pa pilot (dronëve) dhe bashkëpunimin e dy institucioneve përkatëse në parandalimin e aktiviteteve të rrezikshme për sigurinë e aviacionit siç janë sulmet laserike.

Drejtori i përgjithshëm i AAC-së, Berisha informoi të pranishmit për detyrat dhe përgjegjësitë e AAC-së në këtë fushë me rol jashtëzakonisht të madh në siguri të aviacionit civil si dhe për aktivitetet dhe planet e AAC-së në drejtim të parandalimit të aktiviteteve të rrezikshme për sigurinë e aviacionit.

KESCO

Në anën tjetër Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha theksoi gatishmërinë e tij dhe të Doganës së Kosovës për bashkëpunim të plotë në të gjitha fushat e interesit reciprok./KlinaPress/