Connect with us

Ekonomi

Rukiqi: Korrupsioni dhe mosfunksionimi i gjykatave, ndër barrierat të të bërit biznes në Kosovë

Published

on

GorenjeKosova

Ekonomia joformale, energjia elektrike, korrupsioni janë disa nga barrierat e të bërit biznes në pesë vjetët e fundit në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, gjatë një konferencë për medie, duke shtuar se Oda nuk do të angazhohet në zgjedhjet e 6 tetorit.

Rukiqi ka përmendur barrierat në të bërit biznes në Kosovë.

KESCO

“Ekonomia joformale, energjia elektrike, korrupsioni, jo stabiliteti politik, qasja në financa e shumë të tjera. OEK nuk do të ndërlidhet me asnjë proces zgjedhor dhe nuk do të nënshkruajnë asnjë marrëveshje, a kontrate me parti politike, para zgjedhjeve. E dyta, e kemi thënë edhe më herët ne do te dalim me disa rekomandime qe te dalim me atë se çka kërkon sektori privat”, ka thënë ai”, ka thënë Rukiqi.

Gjithashtu, ai tha se mosfunksionimi i gjykatave shkakton barriera në të bërit biznes. /KlinaPress/