Connect with us

ShowBiz

Salma Hayek vë në pah figurën mahnitëse për ditëlindjen e 53-të

Published

on

SIGMA Banners

Aktorja Salma Hayek ka treguar figurën mahnitëse trupore në 53-vjetorin e lindjes.

Të hënën aktorja ka ndarë një postim me fansat e saj, duke vënë në pah fizikun joshës dhe pamjen pas tërë këtyre viteve. Ylli i “Frida” ka pozuar në një palë bikini ngjyrë blu, derisa shfaqet e mrekullueshme pavarësisht viteve që posedon.

“Po, nesër do mbushë 53 vite”, ka shkruar ajo në gjuhën angleze dhe spanjolle në përshkrimin e fotos.

KESCO

Ajo më herët ka thënë në mars për Town & Country që nuk i është nënshtruar asnjëherë ndonjë kirurgjie plastike. “Nuk kam bërë asgjë, nuk mund ta përshkruaj”, ka thënë ndër të tjerash Salma.

Aktorja, e cila u nominua për çmimin ‘Oscar’, nuk është martuar deri në moshën 39-vjeçare dhe nuk u bë nënë deri në 41-vjeçe, ku tashmë ka vetëm një vajzë të quajtur, Valentina. “Mendoj se jam një nënë e mrekullueshme, por jam lodhur nuk mund të ju gënjej”.

Teksa flet për martesën e saj me bilionerin e famshëm të modës, François-Henri Pinault, ajo e quajti atë “bashkëshorti më i mirë në botë”.  “Unë jam e vërteta me të, nuk mendoj se dikush duhet të më kufizoj mua”, shton më tej Hayek. /KlinaPress/