Connect with us

Sport

Sarri ende në pikëpyetje për ndeshjen me Napolin, por edhe përkundër sëmundjes nuk do ta lë duhanin

Published

on

Schengen Visa

Ishte 22 gusht, kur Juventus komunikoi me një shënim zyrtar se Maurizio Sarri nuk do të jetë në bankinë për ndeshjet ndaj Parmas dhe Napolit, pasi trajneri ishte prekur dhe po kurohej nga pneumonia. 

Por Sarri sot e pa nga afër seancën e lojtarëve të tij, edhe pse nuk e drejtoi stërvitjen.

Mjekët nuk ia kanë dhënë leje që të jetë në bankë për ndeshjen me Napolin, ku me siguri skuadra do të drejtohet nga Giovanni Martusciello, siç ndodhi edhe në udhëtimin e suksesshëm në Tardini.

KESCO

Maurizio Sarri (Foto: Juventu FC/Twitter)

Aaron Ramsey nuk mori pjesë në stërvitje, pasi po vuan nga një dëmtim.

Ajo se çfarë shkruajnë mediat italiane është se marrdhënja e Maurizio Sarrit me klubin po lëkundët paska, pasi ky i fundit i ka irrituar jo pak me refuzimin e tij për ta ndaluar pirjen e duhanit përkundër se është prekur nga pneumonia.

Sidoqoftë, gazeta Corriere della Sera publikoi një fotografi ku Sarri shfaqej me një tifoz jashtë shtëpisë së tij këtë javë, ku kishte një pako cigare.

Foto u bë virale dhe kjo i ka acaruar jo pak hierarkinë e Juventusit.

Sarri ka shkuar çdo ditë në fushën e stërvitjes në Torino, por seancat i ka shkuar përmes videove.  /KlinaPress/