Connect with us

Sport

Sarri kërkon më shumë transferime nga Juventusi

Published

on

PEX HOST 728×90

Maurizio Sarri ka kërkuar edhe më shumë transferime nga Juventusi, ndërsa deri më tani ka transferuar Matthijs De Ligtin për 85 milionë euro dhe Adrien Rabiotin e Aaron Ramseyn si transferime të lira.

Trajneri italian pas humbjes 3-2 nga Tottenham Hotspuri, ka thënë se ai nuk dëshiron të jetë i zënë me transferimet që do t’i bëjë Zonja e Vjetër, mirëpo ka nevojë edhe për disa lojtarë.

“Nuk dua ta bllokojë punën time duke menduar për transferime, mendoj se klubi e di çfarë dua dhe janë personat kompetent për këtë punë”, ka thënë Sarri pas ndeshjes.

KESCO

Maurizio Sarri (Foto: Thananuwat Srirasant/Getty Images/Guliver)

“Ndoshta ka lojtarë dhe liga që unë nuk i di. Kështu që, është më mirë ta lë këtë punë në dorën e personave përgjegjës”.

Ish-trajneri i Chelseat do të ketë shumë punë për të bërë në sezonin e ri, pasi objektivi kryesor i Juventusit është triumfi në Ligën e Kampionëve. /KlinaPress/