Shaun Wright-Phillips announces his retirement on Soccer AM.
Here are some of his best moments at #MCFC
Ish-anësori i Manchester Cityt dhe Chelseat, Shaun Wright-Phillips ka konfirmuar pensionimin nga futbolli në moshën 37-vjeçare.
Anësori anglez po ashtu ishte pjesë e skuadrave si, Queens Park Rangers dhe New York Red Bulls, ndërsa së fundmi ka luajtur për Phoenix Rising.
Wright-Phillips ka luajtur 36 herë për kombëtaren e Anglisë, gjersa ka bërë 316 paraqitje në Ligën Premier, duke shënuar 32 gola.
Shaun Wright-Phillips (Foto: Dima Korotayev/Epsilon/Getty Images/Guliver)
Ai e fitoi në vitin 2006 titullin e ligës angleze dhe një vit më vonë arriti ta fitonte FA Cup-në me Chelsean.
Anësori anglez më shumë njihet për kohën kur luante te The Blues, pasi aty edhe kishte periudhën më të artë në karrierë. /KlinaPress/
Shaun Wright-Phillips announces his retirement on Soccer AM.
Here are some of his best moments at #MCFC