Connect with us

Sport

SHBA-ja thyen tjetër rekord në Kupën e Botës

Published

on

PEX HOST 728×90

Me fitoren kundër Anglinë në gjysmëfinale të Kupës së Botës së vajzave, që po zhvillohet në Francë, skuadra e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u bë skuadra me më së shumti fitore radhazi.

Skuadra e Jill Ellis e arriti finalen e Kupës së Botës për të tretën herë radhazi, duke e dëshmuar dominimin e vet në këtë garë sërish. Por, ky edicion i Kupës së Botës ka bërë që ato t’i thyejnë të gjitha rekordet e mundshme. Ndeshja kundër Anglisë nuk përbënte përjashtim, transmeton Gazeta Express.

Që nga fillimi i turneut, ekipi kombëtar i vajzave të SHBA-së ka qenë duke thyer rekorde vazhdimisht, prej vendosjes së rekordit për fitoren më të thellë në histori të Kupës së Botës, golit më të shpejtë në histori të Kupës së Botës së vajzave dhe rekordi i golave të shënuara nga Alex Morgani për ta mbyllur fazën e grupeve në mënyrë të përsosur.

KESCO

Ndeshja gjysmëfinale kundër Anglisë ia dha SHBA-së një tjetër rekord në rrugëtimin e tyre mbresëlënës drejt finales së Kupës së Botës. Pasi SHBA-ja i ka fituar të gjitha ndeshjet deri më tani, ato e kanë thyer rekordin për më së shumti fitore radhazi në histori të Kupës së Botës.

Ky rekord i përkiste më parë Norvegjinë, me dhjetë fitore radhazi, megjithatë tani SHBA-ja i ka shënuar 11 fitore radhazi. /KlinaPress.com/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *