Connect with us

Ekonomi

Shefat e Telekomit me paga marramendëse

Published

on

Schengen Visa

Sa i kushtojnë Telekomit shefat e tij brenda një viti?

Gjysmë milioni euro i kushtojnë Telekomit të Kosovës pagat e drejtorëve të kësaj ndërmarrje publike. Ani pse kjo ndërmarrje ka operuar me humbje viteve të fundit dhe është buzë falimentimit, ajo për cdo vit ka paguar 477.119 mijë euro për drejtorët që mbajnë poziatat kryesre në Telekom.

Kryeshefit të Telekomit, Bedri Istrefi të hyrat vjetore nga Telekomi arrijnë vlerën e 53 mijë e 436 eurove.

KESCO

Zëvendëskryeshefi i Telekomit të Kosovës, Zeqir Kiqina, ka paga vjetore 42 mijë e 812 euro. Zëvendës Kryeshefi tjetër, Ali Xhyliqi në vit grumbullon gjithsej 36 mijë euro.

Armend Osaj me pozitën e Zyrtarit Kryesor të Financave dhe Thesarit, merr pagën vjetore 36 mijë e 168 euro.

Shtatë drejtorët e Telekomit, kanë këto paga vjetore.

Bardhyl Sejdiu 23 mijë e 250 euro, Bleranda Zogaj 22 mijë e 800 euro, Demir Lima 23 mijë e 40 euro, Faton Isufi 23 mijë e 94 euro, Nazmi Zeqiri 22 mijë e 935 euro, Sebahedin Ramoxhiku 23 mijë euro, Qefsere Kupina 26 mijë euro.

Zyrtari Kryesor i Prokurimit, Fatmir Gjonbalaj ka të ardhura vjetore në vlerën e 23 mijë e 47 eurove, Trim Musliu me pozitën Drejtor i Marketingut 23 mijë eurosh.

Sekretari i Korporatës së Telekomit të Kosovës, Shekip Fazliu për një vit merr 36 mijë e 168 euro.

Zyrtarja e lartë e Auditimit në këtë institucion, Shehide Qerimaj-Lushtaku për një vit me vlerën e 26 mijë e 382 eurove.

Nazlije Korcaj në pozitën e Ushtrueses së detyrës si Sekretare e Telekomit të Kosovës, për një vit të plotë ajo grumbullon gjithsej 36 mijë e 168 euro.

Këto shifra janë nxjerrë nga deklarimet e pasurisë së këtyre zyrtarëve të publikuara nga Agjensioni Kundër Korrupsion./KlinaPress/