Connect with us

Politikë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, e vlerësoi seancën e mbajtur dje në Kuvendin e Kosovës si shumë produktive. Sipas Haradinajt, përmes kësaj seance, AAK-ja ia bëri të ditur kryeministrit Albin Kurti se vendimi për heqjen e taksës është i gabuar. “Debati, pavarësisht që ka pasur kritika e replika, ndoshta edhe të ashpra, mendoj që ka qenë mjaft produktiv. Ne kryeministrit Kurti ia kemi bërë të qartë që po e jep shumë lehtë (heqjen e taksës) si bakshish për Serbinë, se nuk po nxjerr asgjë. Më e mirë do të ishte po të shkonte Kurti në Berlin dhe të diskutonte me ambasadorin Grenell dhe t’i thotë, ‘ambasador, ja ku i ke parametrat që unë i ofroj ose parakushtet që i ofroj dhe të negocioj me të dhe me e dhënë një afat për shembull 5 ditorë që me zbrit në Beograd me pëlqim edhe prej Serbisë”.

Published

on

GorenjeKosova

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, e vlerësoi seancën e mbajtur dje në Kuvendin e Kosovës si shumë produktive.

Sipas Haradinajt, përmes kësaj seance, AAK-ja ia bëri të ditur kryeministrit Albin Kurti se vendimi për heqjen e taksës është i gabuar.

“Debati, pavarësisht që ka pasur kritika e replika, ndoshta edhe të ashpra, mendoj që ka qenë mjaft produktiv. Ne kryeministrit Kurti ia kemi bërë të qartë që po e jep shumë lehtë (heqjen e taksës) si bakshish për Serbinë, se nuk po nxjerr asgjë. Më e mirë do të ishte po të shkonte Kurti në Berlin dhe të diskutonte me ambasadorin Grenell dhe t’i thotë, ‘ambasador, ja ku i ke parametrat që unë i ofroj ose parakushtet që i ofroj dhe të negocioj me të dhe me e dhënë një afat për shembull 5 ditorë që me zbrit në Beograd me pëlqim edhe prej Serbisë”.

KESCO

Tutje Haradinaj tha se kryeministri Kurti nuk ka instrumente për reciprocitet politik me Serbinë.

“Kryeministri nuk ka instrumente për reciprocitet në aspektin politik. Derisa Serbia e ka Kosovën pjesë të kushtetutës së saj, është e palogjikshme të pretendosh që mund të sjellësh reciprocitet. Mund të sjellësh reciprocitet ekonomik, por reciprocitet tregtar dhe politik është e vështirë, sepse nëse Serbia i shet rreth 600 milionë euro në Kosovë, ne i shesim në Serbi rreth 30 milionë euro”, shtoi Haradinaj.

Sipas Haradinajt, heqja e taksës nuk do ta ndalë fushatën e Serbisë për çnjohje.

“Nuk do të ndalet edhe pas heqjes së taksës derisa t’i nuk e ke një garancë të fortë në tavolinë, Brukselin dhe Uashingtonin, që e obligojnë, Serbia njëjte do të sillet në raport me Kosovën”, shtoi ai. /Gazeta Sinjali/