Connect with us

Lokale

Shembulli i keq i kryetarit të Klinës

Published

on

Mëso shqip – MDIS

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, së bashku me disa nga drejtorët e sektorëve të ndryshëm të kësaj komunë nuk po e lëshojnë vendin e punës as në ditët me rrezik të përhapjes së koronavirusit.

Në fotografi të siguruara nga Gazeta inFokus ata shihen së bashku para hyrjes së komunës.

Mirëpo çka bie në sy është se ata nuk po i përfillin masat e marra për mbrojtje nga koronavirusi të Insititutit Kombëtar të Shëndetit Publik, shkruan gazeta inFokus.

KESCO

Ky institut disa herë ka bërë thirrje që të vendosen maska dhe se qytetarët të mbajnë mes vete një distancë së paku 2 metra.

E Kryetari i Komunës dhe të tjerët rreth tij përveç që nuk kanë maska ata qëndrojnë edhe shumë afër me njëri tjetrin.

“Kësaj radhe na ndihmoni duke qëndruar në shtëpi pranë të afërmve tuaj.

QË TË TREGONI ATDHEDASHURI DHE PATRIOTIZËM:

PA SHTRËNGIM DUARSH!

PA PËRQAFIME!

QËNDRONI NË DISTANCË NGA NJËRI TJETRI SË PAKU 2 METRA LARG!

LANI DUART SA MË SHPESH ME UJË E SAPUN!

AJROSNI SHTËPINË DHE MBANI HIGJIENĒN PERSONALE DHE HIGJIENËN E SHTËPISË!

KUR TESHTINI, MBULONI GOJËN ME GROPËZËN E BËRRYLIT APO ME FACULETË!”, thuhet ndër të tjera në kërkesat e IKSHP-së për të ndaluar përhapjen e virusit Covid-19.

Kujtojmë se Klina është vendi i parë që u prek nga koronavirusi por që deri më tani vetëm një rast është i konfirmuar nga kjo komunë sipas IKSHP-së./Gazeta inFokus/