Connect with us

Lajmet/Botë

Shifra shqetësuese nga Spanja, 385 persona humbin jetën brenda ditës nga koronavirusi

Published

on

SIGMA Banners

Vazhdojnë të rritet me ritme shqetësuese numri i të infektuarve në Spanjë. Autoritetet e shëndetit në vend kanë lajmëruar se vetëm brenda ditës janë regjistruar 4,537 raste të reja. Në total numri i të infekuarve në vend shkon në 39,673.

Ndërsa, vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Spanjë kanë ndërruar jetë 385 persona si pasojë e Covid-19. Në total numri i viktimave të shkaktuara nga koronavirusi shkon në 2,696.

Përhapja e shpejtë e epidemisë në vend ka bërë që Spanja të jetë tashmë vendi i dytë më i goditur nga koronavirusi në Evropë.

KESCO

Në vend të parë vazhdon të qëndrojë Itala me 63,927 të infektuar dhe 6,077. Të prekura rëndë nga koronavirusi duket të jenë edhe Gjermania e Franca. /abcnews.al